PROÇEDURA E PËRPUNIMIT TË POROSISË

PROÇEDURA E PËRPUNIMIT TË POROSISË

  1. Klienti paraqitet në zyrën e Top Post dhe dorëzon dërgesën (Pakon)
  2. Punonjësi I turnit bën kontrollin fizik të dërgesës (Pako) në prani të klientit, për të vërtetuar nëse ka produkte të cilat lejohen të transportohen.
  3. Mbasi të bëhet kontrolli bëhet amballazhimi I dërgesës (pakos) në prani të klientit.
  4. Punonjësi I turnit merr të dhënat e dërgesës të cilat janë, Emër Mbiemër I dërguesit, telefon I dërguesit, destinacioni I nisjes, Emër Mbiemër I Marrësit, numri I telefonit I marrësit si dhe destinacioni I dërgimit.
  5. Pagesa bëhet cash.
  6. Mbasi përpunohen të dhënat, printohen dy fatura, një faturë I dorëzohet klientit bashkë me kuponin tatimor, kurse një faturë tjetër bashkangjitet porosisë.
  7. Fatura përveç të dhënave të lartpërmendura përmban QR code, kodin e gjurmimit si dhe kodin numerik të porosisë. Gjithashu përmban disa të dhëna të tjera siç janë ora dhe data e nisjes, si dhe ora dhe data që është bërë dorëzimi I pakos në agjensinë nisëse.
  8. Porositë magazinohen në ambjente të sigurta brenda agjensive tona.
  9. Nisja e porosisë bëhet sipas grafikut të furgonave. Dërgesa bëhet D+2
  10. Para nisjes bëhet skanimi I porosive. Momentin e nisjes së porosisë klineti informohet përmes mesazhi në celular që porosia e tij u nis për në destinacion.
  11. Klienti nëpërmjet sistemit online të gjurmimit , duke vënë kodin e gjurmimit që ndodhen në faturë, ka mundësi të ndjekë vetë vendodhjen e porosisë.
  12. Në magazinën doganore në Kakavi, bëhet skanimi I porosisë dhe proçedurat doganore.
  13. Ditën që porosia mbërrin në destinacion, bëhet pranimi nga agjensitë pritëse, me anë të skanimit.
  14. Momentin e mbërritjes në destinacion, personi pritës informohet nëpërmes mesazhi në telefon se porosia ka mbërritur në destinacion
  15. Porosia dorëzohet vetëm tek klienti, emri I të cilit shfaqet në faturë, dhe mbasi është bërë verifikimi I të dhënave të tij.
  16. Porosia para se të dorëzohet skanohet sërisht, nga ku vërtetohet se është marrë në dorëzim.